×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    LDK: Kurti po prish raportet me aleatët të ndërtuara me mund përgjatë viteve

    FrontOnline
    23 Qershor 2024

    Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike, Imri Ahmeti, ka shprehur habinë si Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti me kaq lehtësi prish ose rrezikon raportet me shtetet aleate, të cilat janë ndërtuar me mund “në një periudhë të gjatë kohore”.

    Kryetari i Lipjanit, e ka vlerësuar shumë të dëmshme “logjikën përjashtuese dhe prolonguese të kryeministrit Kurti” në raport me dialogun. Sipas tij, polarizimet në skenën e brendshme, por edhe me ndërkombëtarët janë kartat e vetme që e mbajnë gjallë Qeverinë Kurti.

    “Definitivisht nuk na vjen mirë që jemi në këtë pozicion politik në raportet ndërkombëtare. Polarizimet e brendshme në shoqërinë tonë dhe polarizimet në regjion e në nivel ndërkombëtar, janë si duket një ndër kartat që e mbajnë më së shumti në jetë këtë qeverisje. Këto tendenca që raportet të shkojnë në vazhdimësi duke u keqësuar, nuk besoj që i bëjnë hajër këtij vendi dhe do të jetë vështirë e mundur dhe kohë e gjatë pune për të rikthyer një raport të tillë çfarë e ka pasur vendi ynë. Është për t’u habitur që me kaq lehtësi prishen ose rrezikohen këto raporte”, ka thënë Ahmeti.

    Sekretari i LDK-së ka folur edhe për “ndërrimet e shpeshta” të qëndrimeve të Qeverisë Kurti. Ka thënë se Kosova ka ardhur deri këtu, në koordinim të jashtëzakonshëm me ndihmën e faktorit ndërkombëtar

    “Ndërrimet e qëndrimeve të Qeverisë aktuale lidhur me dialogun, janë të shpeshta. Ne i kemi parë prej momentit kur del dhe kërkon nënshkrimin e Vuçiqit për të pranuar Asociacionin dhe marrëveshjet e tjera, ose kemi parë qëndrime edhe të mëhershme ende pa ardhë në pushtet, se do t’i rishikojë të gjitha marrëveshjet e që do të ketë kërkesa ekstra para se të ulet në dialog me Serbinë, e tashmë nuk përmenden fare. Pastaj kemi pasur në vazhdimësi deklarime se dialogu do të jetë si prioritet i gjashtë apo i shtatë… Unë mendoj që një logjikë e tillë që është përjashtuese, prolonguese, e acaruese me të tjerët nuk i sjellë dobi vendit”.

    “Kosova ka ardhur deri këtu, gjithmonë në koordinim të jashtëzakonshëm me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, e kjo miqësi nuk është arritur lehtë; është arritur në një periudhë të gjatë kohore, natyrisht nga politika e atëhershme e deri së voni. Dhe gjithë ky ndërtim i gjithë atyre viteve të një raporti kaq të mirë me gjithë faktorin ndërkombëtar, të rrezikohet nga ndryshimet e qëndrimeve, nga premtimet që jepen fillimisht dhe në fund ndërrohen ato premtime, natyrisht se do të jetë e vështirë për të rikthyer këto raporte”, u shpreh Ahmeti.

    Madje sipas tij, Kosova rrezikon t’i dëmtojë edhe më tej raportet me miqtë ndërkombëtarë.

    “Unë me këtë qasje, besoj se jemi duke e rrezikuar ende më shumë sepse sikur e marrim që të tjerët e kanë obligim ndaj nesh dhe ne nuk i shohim obligimet tona. Fakt është obligim i yni t’i rregullojmë punët tona brenda dhe ndihma e miqve tanë ka të bëjë pikërisht me këtë që të jemi aftë, të zotë t’i zgjidhim problemet me të cilat ndeshemi si shtet. Tendenca për të fajësuar të tjerët, pa kërkuar llogaridhënie brenda nesh, është një tendencë që vazhdimisht do të na dëmtojë”, u shpreh Ahmeti.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e kishte paralajmëruar qeverinë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti se do t’i...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, sot pati bashkëbisedim me qytetarët e Osekur të Gjakovës. Haradinaj njoftoi se nga pritja e...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ndonëse është vikend, sot janë vërejtur kolona të mëdha në hyrje të kryeqytetit. Bëhet fjalë për rrugët magjistrale në hyrje Prishtinës nga...
    Të tjera
    Vip28 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta është parë e mërzitur. Madje ajo shpërtheu në lot nga malli për familjen,...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Strugë, me kërkesë të Prokurorisë Publike, ka konfiskuar pasaportën e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2024 kanë trajtuar rastet që lidhen me dukurinë e njohur si “Escorta”....
    Vip28 Dhjetor 2024
    Fitimi dhe Sara kanë pasur një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin. Ndër të tjera, Sara dhe Fitimi folën për ushqimin, karrierën dhe...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Erion Veliaj i është përgjigjur përmes një postimi të gjatë në Facebook, kryedemokratit Sali Berisha, i cili nga selia blu deklaroi pak...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me informacion të rëndësishëm sa i përket votuesve të regjistruar jashtë Kosovës. Të gjithë shtetasit e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.