Ardita Dushi nga Lidhja Demokratike të Kosovës, në një konferencë të mbajtur pas fillimit të numërimit të votave për rezultatin preliminar i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, ka thënë se nga ky subjekt do të deklarohet pas numërimit total të votave.
Dushi, në konferencë ka falënderuar komisionerët e vëzhguesit, teksa ka ftuar ata që të përcjellin rezultatin nga afër.
“Ne jemi në pritje të numërimit të votave. Pas përfundimit të numërimit, LDK do del para mediave dhe do të deklarohen zyrtarisht lidhur me rezultatet e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. LDK falënderon të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit, si dhe u bën thirrje atyre të përcjellin nga afër rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, deklaroi ajo.
Sipas numërimit të 10 për qind të votave nga KQZ’ja, LDK’ja po humb edhe në komunat ku qeverisin.