×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja kundërshton shtrenjtimin e energjisë elektrike: Vendim i papranueshëm

    FrontOnline
    28 Mars 2025

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur indinjatë të thellë dhe kundërshtimin e pakompromis ndaj paralajmërimit të fundit të ZRrE-së për rritjen 15% të çmimit të energjisë elektrike.

    Sipas LDK-së, kjo përbën rritjen e tretë të çmimeve gjatë mandatit të kësaj Qeverie, e cila ka dëshmuar paaftësi të theksuar në menaxhimin e sektorit energjetik dhe në mbrojtjen e interesit publik.

    “Ky vendim i papranueshëm është dëshmi e qartë e mungesës së ndjeshmërisë sociale dhe politike të këtij pushteti, i cili në vend të ndihmës për qytetarët, po i godet ata sistematikisht me rritje të kostos së jetesës. Në katër vitet e fundit, qytetarët e Republikës së Kosovës janë përballur me inflacion të lartë, me ngritje çmimesh në të gjithë sektorët jetikë, ndërkohë që pagat kanë stagnuar dhe fuqia blerëse është rrënuar.

    Rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike është jo vetëm e padrejtë dhe e pajustifikueshme, por dhe e dëmshme për interesin e përgjithshëm. Për më tepër, kjo Qeveri po e përdor ZRrE-në si instrument për t’ua imponuar qytetarëve koston e dështimeve të saj qeverisëse dhe mungesës së vizionit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

    LDK e konsideron këtë rritje të çmimit si goditje të drejtpërdrejtë ndaj standardit jetësor të qytetarëve. I bëjmë thirrje ZRrE-së që të mos bëhet vegël e politikave të gabuara të pushtetit dhe të rikthehet në funksionin e saj të vërtetë: mbrojtjen e konsumatorit dhe garantimin e një tregu të drejtë dhe transparent të energjisë.

    Kosova meriton një qeverisje kompetente dhe me vizion, jo një pushtet që e trajton popullin si barrë. LDK do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm në mbrojtje të interesit qytetar dhe do të kundërshtojë me të gjitha mjetet demokratike çdo politikë që rëndon padrejtësisht mbi ta”, thuhet në reagim zyrtar.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në konsultat për themelimin...
    Lajme31 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të bisedave të grupit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në “Viber”....
    Lajme31 Mars 2025
    Ambasada e Kosovës në Shkup njofton se regjimi i ri kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së...
    Të tjera
    Kronika31 Mars 2025
    Policia në Ferizaj kanë dënuar një 19 vjeçar me 300 euro gjobë, tre pikë negative dhe 6 muaj pezullim të lejes së...
    Sport31 Mars 2025
    Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka komentuar mbi mundësinë e fitimit të Topit të Artë, por ka theksuar se nuk e sheh veten...
    Vip31 Mars 2025
    G Bani ka folur më shumë për eksperiencën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duke komentuar edhe situatat...
    Vip31 Mars 2025
    Reperi, Ledri Vula, është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për jetën e tij personale, madje shumë prej teksteve të...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Elon Musk do të vizitojë për herë të parë CIA-n sot me ftesë të drejtorit John Ratcliffe, sipas një personi të njohur...
    Lajme31 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pasi Gazeta Online Reporteri.net publikoi komunikimet e brendshme të anëtarëve të Kryesisë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.