Njohësit e rrethanave politike në vend e kanë kritikuar paraqitjen e mbrëmshme të nënkryetares së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, në emisionin “Debat Plus.
Ata kanë bërë me dije se ajo këtë pozitë nuk e ka të merituar.
Madje, sipas tyre, ajo po tregohet arrogante.
Deputeti i kantonit të Bernit, Korab Rashiti, ka postuar një fotografi të saj nga emisioni, duke shkruar se LDK-së ka një problem.
“LDK-ja ka një problem! këtë po e them tash e disa javë…”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Edhe më i ashpër ka qenë analisti politik Shenoll Muharremi.
Ai ka bërë me dije se zyrtarja e lartë e LDK-së ka treguar arrogancë ndaj panelit të analistëve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se LDK-ja i ka avancuar në pozita tepër të larta disa persona që kanë pikë prej qielli.
“Nuk kam nevojë me dëgju këtë diskutim. Vetëm e shiqoj “body language” edhe e di çka po ndodhë. Për me i detyru disa nga këta panelistë me eksperiencë me u shkëputë (disengage) kështu nga diskutimi duhesh përnime me pas “talent” specifik, se janë persona tepër racional, të maturuar dhe pozitiv. LDK i ka avancu në pozita tepër të larta brenda natës disa persona që kanë pikë prej qielli. I përkrahi gratë dhe figurat e reja vazhdimisht… po arrogancën as se duroj e as se toleroj”, ka shkruar Muharremi.