×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    LDK-ja e konsideron të gabuar politikisht letrën e Gërvallës për Asociacionin

    FrontOnline
    16 Maj 2024

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se letra e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, ku zotohet që do ta çojë një draftstatut të Asociacionit të punuar nga vetë Qeveria në Gjykatën Kushtetuese, është dërguar në adresë të gabuar.

    Sipas Gashit, Gërvalla e ka dërguar letrën te personi i gabuar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka kaluar votimin për Kosovën. Ndërkaq, e sheh edhe të humbur mundësinë që Kosova të anëtarësohet këtë muaj në Këshillin e Evropës.

    “Letër e çuditshme nga kuptimi përmbajtjësor dhe procedural. Kjo letër dërgohet pasi Kosova ka mbetur jashtë diskutimit të Komitetit të Ministrave. Problemi i dytë është që kjo letër i drejtohet personit të gabuar. Asambleja  Parlamentare e ka kry punën e vet, nuk ke pse t’i thuash atij për Asociacionin. Një përgjigje natyrale e kryetarit të Asamblesë Parlamentare do të ishte ‘pse ma ke dërgu një letër mu’, kur kjo është jashtë fushës së Asamblesë Parlamentare. Raporti i Asamblesë Parlamentare nuk parasheh kërkesën për themelimin e Asociacionit. Pastaj problemi i tretë është deklarimi se do të dërgohet në Kushtetuese deri në fund të muajit. Pse është lënë deri në fund të muajit kur është ditur qe gjashtë muaj që mbledhja e Komitetit të Ministrave do të mbahet më 16 dhe 17 maj. Është veprim politikisht dhe taktikisht i gabuar dhe humbje për Kosovën. Kosova e ka humbur mundësinë që të merret vendim pozitiv për të në Këshill të Evropës”, ka thënë Gashi gjatë hyrjes në Kuvend.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në Kosovë do të ketë paga dhe pensione më të larta, mundësi...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, katër vitet e qeverisë Kurti i ka quajtur vite të humbura për...
    Kronika29 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 20 qese me substancë të...
    Të tjera
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, deklaroi për Frontonline se situata e furnizimit me energji elektrike në këtë komunë është stabile dhe...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Për 24 orë në Kosovë, sipas të dhënave të policisë janë regjistruar 108 aksidente. Prej tyre 28 me të lënduar, ndërsa 80...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, për FrontOnline ka deklaruar se nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Në shumë qytete të Kosovës, mungesa e energjisë elektrike është bërë një problem shqetësues që ka prekur drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, por...
    Kronika29 Dhjetor 2024
    Një burrë në Viti dyshohet se derisa ishte në një restorant i është përkeqësuar gjendja, e si pasojë ka humbur dhe jetën....
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Siguria në shkolla është gjithnjë e më e diskutuar në Komunën e Prishtinës, duke pasur parasysh rritjen e shqetësimeve për sigurinë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.