×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    LDK-ja akuzon pushtetin se po vjedh miliona përmes kontratave njëburimore

    FrontOnline
    16 Mars 2024

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka akuzuar Qeverinë Kurti për numrin e lartë të kontratave njëburimore.

    Sipas LDK-së, dikastere të ndryshme kanë dhënë 780 kontrata të tilla në vlerë prej 209 milionë euro.

    Me këtë rast, LDK-ja ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që t’i hetojë këto kontrata.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka deklaruar se vlera totale e këtyre kontrata kapin shifrën e 209 milionë euro, raporton eo.

    “Në ministrinë e Ekonomisë kemi 151 kontrata në vlerë prej 124 milionë eurove. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, janë 33 kontrata njëburimore me kontraktim të drejtpërdrejtë në vlerë prej 25 milionë euro. Në Ministrinë e Infrastrukturës që përfshijnë edhe Ambientin dhe Planifikimin Hapësinor kemi 69 kontrata njëburimore në vlerë prej 10 milionë euro”, tha Mustafa në konferencën për media të shtunën.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Janar 2025
    Më 5 janar 2025, në orën 23:12 sipas kohës lokale, është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.8 në rajonin kufitar mes Kosovës,...
    Lajme05 Janar 2025
    Pritjet nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar dukshëm. Në bazë të përditësimit të fundit që është bërë nga...
    Lajme05 Janar 2025
    Mërgimtarët e vendit tonë kanë mbetur në kolona të gjata nga Serbia për të hyrë në Kroaci. Sipas disa fotografive të publikuar,...
    Të tjera
    Lajme05 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën ka vazhduar takimet me qytetarë. Ai ka shkuar në Pozharan të...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas, i cili u transportua nga vendi ynë drejt Greqisë pasditen e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për udhëtimin në disa pjesë qendrore të Shteteve të...
    Vip05 Janar 2025
    Gjesti ka ngacmuar Sarën, duke i kujtuar se e ka ftuar për darkë për t’ia shprehur pëlqimin. Ndërkohë që Sara ishte e...
    Vip05 Janar 2025
    Drenusha, Sara dhe Vullneti kanë diskutuar në lidhje me puthjet e Xuxit ndaj Drilonit. “Sikletoset shumë, shumëë, por nuk ia thotë”, tha...
    Lajme05 Janar 2025
    Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ngritur padi ndaj procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale. Këtë padi, Haradinaj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.