-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK injoron Kurtin, i thotë JO ftesës për takimin e nesërm

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka konfirmuar për Nacionalen se partia e saj nuk do ta mbështesë asnjë anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje për pozitën e kryetarit të Kuvendit, pasi zgjedhja e personit në krye të këtij institucioni kërkon “marrëveshje politike”, të cilën, tha ajo, nuk mund ta bëjnë me LDK-në.

    “Nuk kemi votë për asnjë anëtar të LVV si kryekuvendar, teksa për nënkryetar e mirëkuptojmë që nuk është barra e njëjtë e neutralitetit dhe jemi dakord këdo që e propozojnë dhe e votojmë si pako. Një nënkryetar na takon me Kushtetutë, është e drejtë që e kemi fituar me rezultat zgjedhor, andaj nuk kemi pse ta diskutojmë me kryetarin e VV. Ndërkaq, kryekuvendari kërkon marrëveshje politike – por jo me ne.” – tha deputetja e LDK-së.

    Në këtë kotekst, deputetja e LDK-së tha se një qëndrim i tillë “qartëson mjaftueshëm” se ata “nuk marrin pjesë në takim.”

    “Në takim nuk marrim pjesë, meqë e mësipërmja qartëson mjaftueshëm dhe nuk kemi pse të diskutojmë asgjë shtesë. Për kryekuvendar, le të diskutojë me partitë që kanë gatishmëri të votojnë kandidatë të tjerë të VV.” – tha Kica-Xhelili për Nacionalen.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 13:30. Në rendin e saj të ditës do të jenë disa pika,...
    Lajme27 Maj 2025
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se nga sot, më 27 maj 2025, fillon procesi i aplikimit për...
    Lajme27 Maj 2025
    Pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili akuzoi opozitën për bllokimin e institucioneve dhe dëmin që po i shkaktohet...
    Të tjera
    Lajme26 Maj 2025
    Edhe java e fundit e majit do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Si rrjedhojë, dita e...
    Sport26 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me entuziazëm pas emërimit të shqiptarit, Igli Tare, në krye të klubit të madh italian,...
    Sport26 Maj 2025
    Mesfushori shqiptar Ardon Jashari është shpallur lojtari më i mirë i sezonit në kampionatin e Belgjikës.  Ky çmim vjen si shpërblim për...
    Bota/Rajoni26 Maj 2025
    Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dënoi të hënën faktin që asnjë nga kamionët e agjencisë me ndihma mjekësore...
    Lajme26 Maj 2025
    Analisti, Visar Ymeri ka deklaruar se tek Lëvizja Vetëvendosje ka ndodhur një ndryshim i qëndrimeve dhe i fjalëve, e që sipas tij...
    Lajme26 Maj 2025
    Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ndarë detaje nga takimet që ka zhvilluar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në përpjekje...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.