Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar sloganin me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një video të postuar në Facebook, kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti ka bërë të ditur ndër të tjera se do të garojnë me sloganin “shteti, shtet”.
Ai tutje ka thënë se gjatë kohës së qeverisjes së tij, Kosova është renditur në vendet që kanë menaxhuar më së mirë me pandeminë./FrontOnline/