Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti, për FrontOnline, iu është kundërpërgjigjur liderit të AAK-së¸Ramush Haradinajt, rreth idesë që pas zgjedhjeve të ketë rotacion mes PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për postin e kryeministrit.
Ahmeti, thotë se LDK nuk ka nevojë për kurrfarë rrotacioni, derisa deklaron se kjo parti do të udhëheq me Qeverinë e vendit pas 9 shkurtit.
”LDK nuk ka nevojë për kurrfarë rrotacioni, LDK do ta udhëheq Qeverinë me 9 shkurt e tutje dhe nuk ka nevojë për asnjë lloj rrotacioni’’ tha Ahmeti.
Ai potencon se LDK, po hynë në garë dhe se do të udhëheq me Qeverinë në mandatin e ardhshëm qeverisës.
‘’Natyrisht se është ide e Haradinajt, por LDK hynë në garë dhe është e bindur se do të udhëheq me Qeverinë në këtë mandat” deklaroi sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti për FrontOnline.