Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, është konfrontuar verbalisht me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati. Për ta qetësuar gjendjen ka ndërhyrë nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i LDK’së, Kujtim Gashi.
Është duke vazhduar raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në Kuvend për 100 ditëshin e Qeverisë së tij.Mirëpo derisa kjo seancë po mbahej, ka ndodhur një konfrontim i vogël në mes të Ismet Beqirit të LDK’së dhe Hekuran Muratit të VV’së.
Për ta qetësuar situatën ka ndërhyrë Kujtim Gashi nga LDK, nga ku shihet edhe në fotografi se Beqiri e Gashi kanë qenë të ngritur në këmbë.LDK dhe LVV duket se nuk po mund ta durojnë fare njëra-tjetrën, pasi që edhe sot më herët kishte një përplasje në mes deputetit Fitim Uka dhe ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj.
Ndërkaq kjo pasdite e debatit vazhdojë me “zënkën” Beqiri – Murati.