Anëtarë të LDK-së kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në Facebook.
“Respekt për atin themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova. Pavarësia e Kosovës është projekti më i madh 30 vjeçar, nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e këndej. Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës Presidentit Rugova dhe atyre që kanë rënë për Pavarësinë e vendit”, ka thënë ai.