Zgjidhja e çështjes me Kosovën dhe bashkëpunimi ruso-serb, janë dy nga temat kyçe për të cilat ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, do të udhëtojë për në Serbi.
Vizita e tij në Beograd është paraparë më 28 dhe 29 tetor, ndërsa Sergei Lavrov pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka konfirmuar për Tass, zedhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
“Është planifikuar një takim me presidentin serb si dhe pjesëmarrja në një ceremoni e cila shënon përfundimin e punimeve të brendshme të Kishës së Shën Sava dhe në ndezjen e zjarrit të njohur si përjetshëm në varrezat për çliruesit e Beogradit”, ka thënë ajo.
Veç çështjes së Kosovës, temë e diskutimeve do jenë edhe një shkëmbim mendimesh mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.