Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos shijojnë prej vitesh një lidhje dashurie.
Ylli televiziv, 53-vjeçe, ka reflektuar së fundmi se si themeluesi i “Amazon”, 59-vjeç, është një frymëzim për të.
“Kur e dëgjova për herë të parë të qeshurën e tij, thashë: Ua! Çfarë është ajo? Më pëlqen”, tha ajo për WSJ, në një intervistë të botuar të mërkurën.
“Ai është shumë i lumtur, më frymëzon çdo ditë, më bën njeri më të mirë çdo ditë, ai është njeriu më i mirë që njoh”, shtoi ajo.
Bezos dhe Sanchez filluan të takoheshin në vitin 2019, megjithatë, dyshja shmangën daljet së bashku derisa të finalizoheshin divorcet e tyre përkatëse.
Sipërmarrësi miliarder dhe ish-bashkëshortja e tij, MacKenzie Scott, finalizuan divorcin e tyre në prill 2019, pas më shumë se 25 vitesh martesë.
Nga ana e saj, Sanchez dhe ish-bashkëshorti i saj, Patrick Whitesell, zgjidhën divorcin e tyre në tetor 2019, pas 13 vitesh së bashku.
Tani, Bezos – i cili ndan katër fëmijë me Scott – dhe Sanchez po punojnë së bashku për të përzier me sukses familjet e tyre të mëdha.
Sanchez shtoi se marrëdhënia e tyre nuk ishte gjithmonë e shkëlqyer, por tani ata janë “miq vërtet të mirë”.
“Kjo zgjati rreth pesë vjet, por ne gjithmonë komunikonim”, vazhdoi ajo. “Unë nuk po them se të qenit miqtë më të mirë me ish-in tënd është e gjitha”.