Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu e ka regjistruar edhe fitoren e dytë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Portugali.
Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Fazliu e ka mposhtur holandezen Juul Franssen, shkruan FrontOnline.
Fazliu me këtë fitore vazhdon sigurt drejt arritjes së medaljes në këtë garë që po mbahet në Lisbonë.
Nga ana tjetër, Akil Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të garës deri në 73 kilogramë.
Xhudisti shqiptar e ka mposhtur në rrethin e tretë Anthony Zing, duke u kualifikuar në fazën tjetër.
Në çerekfinale, Gjakova përballet me rusin Musa Mugushkov./FrontOnline/