×
  • Lajme
  • Lajme

    Lauka: Mini-Shengeni, nismë e Serbisë e mbështetur nga Rama

    FrontOnline
    31 Tetor 2020

    Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, i cili së fundmi e ka publikuar librin e titulluar “Instrumentalizimi i një miqësie (Kosovë-SHBA)”, ka shpalosur disa analiza të publikuara në këtë libër. Sipas tij, Mini-Shengeni është nismë e Serbisë e mbështetur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    “Ky është një libër që e kam filluar para 4 vjetësh – gjatë fushatës së Donald Trump. Atëherë kam shkruar një analizë kritike për të dhe pasi është zgjedhur president, kam bërë një analizë tjetër. Ky është një libër që shtjellon një çështje shumë aktuale siç janë raportet e shqiptarëve me SHBA-të, raportet janë shumë specifike dhe shumë të veçanta”, tha Lauka në Klan Kosova.

    “Për ne konsiderohet si komb i pazëvendësueshëm, por kjo nuk duhet të jetë shkas për të përfituar politikanët këtu dhe atje për interesa të caktuara individuale”.
    “Marrëdhëniet midis shteteve janë edhe instrumentale që bazohen mbi interesa dhe këto interesa mund të shfrytëzohen me hipokrizi për vendin. Ky mëkat është bërë nga politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë… Mëkatari i parë është Hashim Thaçi, pastaj Isa Mustafa dhe tani Avdullah Hoti, por jo Albin Kurti – akuzat ndaj tij u bënë nga politikanët e Kosovës për ta rrëzuar atë nga pushteti”.“Instrumentalizimin e miqësisë e ka përdorur edhe ambasadori Richard Grenell – ju e dini që ai ka kaluar edhe në kërcënime… Methew Palmer ka shkruar një letër para 2 vjetësh ku kërkonte letrën e tarifës dhe thoshte ‘nuk po na dëgjoni ne’ dhe tash na kundërshtoni. Ky është instrumentalizim”.

    Sipas tij, marrëveshja e Uashingtonit është arritur për shkak se Trump nuk ka pasur me çfarë të krenohet në politikën e jashtme dy muaj para zgjedhjeve në SHBA.“Mini -Shengeni është nismë e Serbisë e mbështetur nga Edi Rama. Serbia ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë. Ky Mini-Shengen ia hap portat edhe Rusisë”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetët anëtarë të grupit Miqtë Laburistë të Kosovës,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore, Asad...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një aksident mes katër veturave në rrugën Veternik-Bresje la të lënduar katër persona. Rastin për klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë Arlinda...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me ministrin e qeverisë Kurti, Faton Peci i cili i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Podujevë. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “nga Podujeva deri në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës.Përmes një njoftimi nga kjo komunë, ata...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar pasi ministria e Faton Pecit i dha 100 mijë euro vëllait të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.