×
  • Opinione
  • Opinione

    Laudatio për Saranda Bogujevcin!

    Halil Matoshi
    13 Mars 2023

    Ç`territorializimi i trupit të gruas është nomosi i ri filozofik i “të bërit” që konsiston me politikat gjinore dhe zgjedhjes së lirë, pra vetëvendosjes për gjendjen jashtë rolit të paracaktuar shoqëror të gruas. Qe, për çka fjala e Saranda Bogujevcit ka rëndësi historike në afirmimin e barazisë gjinore e kundër pronësisë mbi trupin e gruas.

    Nga Halil Matoshi

    1.

    Fjala e deputetes Saranda Bogujevcit e cila publikisht u shpreh se ka vendosur të bëhet nënë me asistim të shkencës (fertilitet artificial) është hap për çlirimin e grave nga stereotipet dhe i ndihmon ato në luftën për barazi shoqërore.

    Saranda Bogujevci e ka tronditur sistemin e vlerave patriarkale kosovare dhe më gjërë shqiptare e ballkanike, që e trajton gruen si pronë dhe kjo u pa ashiqare kur ajo iu ekspozua një bullizimi dhe dhune të pashembullt në rrjetet sociale.

    Llymi i shoqërisë duke “e gri” Sarandën shfaqtte terrin e ndërgjegjës së shpellarit modern, i cili kur e vëren dritën për herë të parë, e mendon atë si atribut të djallit.

    Çterritorializimi i trupit të gruas e çliron atë nga e drejta e burrit mbi trupin e saj – si tokë e trashëgimi – kurse “të bërit grue” e përjeton sipas koncepteve alternative të rimendimit të trupit, jashtë dualizmit burrë/grua.

    Në filozofinë akademike, shkrimet e Gilles Deleuze dhe Félix Guattari njihen si të konceptuar të filozofisë së tuebâmjës, sikur koncepti i të bërit të një vepra arti që konsiston me proceset territorializim/deterritorializim.

    2.

    Të bëhesh grua sipas studiuesës së filozofisë së Deleuze dhe Guattarit, Nicole Dawson, është një dukuri në të cilën polet e krijuara nga dualizmi dhe të imponuara nga mendimi dualist nuk shërbejnë më për të përcaktuar përvojën e trupit të vetvetes. Është një dukuri ku përvoja e një trupi në vetvete nuk përcaktohet më si procedim në përputhje me njërën nga dy gjinitë (ose trajektoret korrelative të zhvillimit gjinor) dhe rolet që u janë caktuar nga pushteti si kontroll i trupit të grues dhe i shfrytëzimit të tij për kolonizim për rolin riprodhues.

    3.

    Saranda si e mbijetuar e dhunës (masakrës) së fashizmit të Milošević-it, nuk ka nevojë për mëshirë, por për drejtësi, ajo vet e ka fituar lirinë e zgjedhjes dhe vendosë me vullnet edhe për amësinë, duke qenë një besimtare e përparimit njerëzor dhe shkencës.

    E Saranda, duke vënë veten si shembull, trason rrugën që këtë liri ta njoh secila grua, megjithë stigmën që bjen mbi të, sepse këtë ia mundëson shkenca e ia garanton Kushtetuta e Republikës, duke e mishëruar brenda vetes konventën CEDAW.

    Sëkëndejmi ajo ka thye një nder sterotipet më të ashpra se “të bërit grue” patjetër është kalim në një gjendje duale të trupit, që në thelb është kolonizim i trupit të gruas, si një pronë juridikisht valide e burrit.

    4.

    Sëkëndejmi shembulli personal i guximit të Sarandës përkon me mendimin dhe veprimin revolucionar që i shërben jo vetëm kauzës së gruas për të vendosur vet për trupin e saj, por edhe shoqërisë për t’i kapërcyer vargonjtë patriarkal dhe konservatoriznin (edhe fetar) që justifikon dhunën ndaj gruas.

    5.

    Pyetjet më të shpeshta dhe njëkohësisht më të sikletshme për një grua, në mendësinë kosovare, janë ato që u bëhen grave të reja: A je e martuar dhe a ke fëmijë? Kjo mendësi patriarkale nuk e akcepton dot se një grua mund të zgjedhë të jetojë e vetme, pa u martuar fare dhe mund të zgjedhë të mos këtë fare fëmijë, të mos këtë fëmijë biologjikë – pra mund të adoptojë një e më shumë fëmijë – mund të këtë fëmijë nga të qenët me status jashtmartrsor, apo me status juridikisht të rregulluar si bashkëjetesë.

    Porse mund të zgjedhë të bëhet nënë përmes fertilitetit artificial që ia mundëson shkenca dhe natyrisht e përligj shteti liberal.

    6.

    Në kontekst të shoqërisë kosovare, Saranda u ka dhënë zë atyre grave që nuk kanë zë, e që duan të bëhen nëna jashtë kontekstit martesorsi status juridik sepse amësia përmes fertilitetit artificial, në konstitucionin kosovar, fiton poashtu status të mbrojtur juridik.

    Respekt për vendimin e Sarandës dhe lëvdatë për guximin e saj, që në tempullin e demokracisë ta shfaqë mendimin e lirë që afekton dhe tronditë mendësinë patriarkale të shoqërisë, pa iu trembur syri!

    Ky, po që është kontribut i madh për shoqërinë, për ta destabilizuar pushtetin e burrave mbi trupin e gruas. Dhe nuk ka fare rëndësi arsyetimi i saj i pastajmë politik, se ka një të dashur.

    Saranda u ka mbijtuar plumbave të fashizmit, prandaj nuk zmbrapset përball shtizave të primitivizmit.

    Nga Rubrika
    Opinione25 Korrik 2025
    Nga: Arian Galdini Ballkani, si rrënjë e thellë e një peme ende të palindur, rri i fshehur në errësirën e tensioneve historike...
    Opinione24 Korrik 2025
    Shkruan: Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta....
    Opinione23 Korrik 2025
    Më 28 shtator, zgjedhjet parlamentare do të mbahen në Moldavi, një ngjarje për të cilën Rusia shpreson se do ta kthejë Kishinau...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Shumë vrasje të kryera mes qershorit e dhjetorit të vitit 1999, viktima të incidenteve të ndryshme kriminale, në kohën kur nuk kishte...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka cilësuar si “kanosje” një përplasje mes një qytetari dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dje në një...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kategoritë e dala nga lufta, OVL, SHIL dhe SHFD, kanë ritheksuar edhe një herë vendosmërinë e tyre që nuk do të qëndrojnë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se ka reaguar pas një rasti të raportuar të sulmit fizik dhe lëndimit të rëndë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale politike në Kosovë, me theks të vecantë vonesat në formimin e institucioneve,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një person, derisa ishte në krye të punës si sigurim në një kafiteri, ka pësuar lëndime të rënda pasi katër të dyshuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.