Profesori i Filozofisë dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Latifi ka radhitur Nëntorët e UÇK-së duke ndërlidhur ngjarjet që kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Latifi ka shkruar se muaji nëntor ishte muaji kur UÇK-ja u themelua e doli në skenë, më pas bëri betejën e parë e sot e nisi edhe betejen e saj të fundit.
“Nëntorët e UÇK-së Ishte nëntor, kur u themelua! Ishte nëntor, kur doli në skenën e historisë!
Ishte nëntor, kur e bëri betejën e saj të parë! Sot, në nëntor, e nisi betejën e saj të fundit”, ka shkruar ai.
Sot ish-eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë nisur për në Hagë pasi gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakzuat e Prokurorit të Specializuar për ta.
Dje edhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi është nisur për në Hagë të Holandës aty ku ndodhen Dhomat e Specializuara.