Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, thotë se presidenti i Maqedonisë së Veriut ka uruar shqiptarët atje për Ditën e Aflabetit Shqip sepse maqedonët janë në zor nga Bullgaria e cila ua ka mbyllur dyert e BE-së, përcjell Gazeta Express.
“Dyert evropiane Bullgaria ua ka mbyllur deri sa maqedonasit të pranojnë që gjuha dhe historia moderne e tyre janë trashëgimi bullgare, shkruan Latifi.
Ky është postimi i tij i plotë:
Presidenti i Maqedonisë së Veriut ua paska uruar shqiptarëve atje Ditën e Alfabetit Shqip.
Ky urim vjen prej faktit se tani maqedonët janë në zor të madh nga Bullgaria, e cila ua ka mbyllë dyert e Bashkimit Europian, derisa të pranojnë se gjuha dhe historia e maqedonëve modernë janë trashëgimi thjesht bullgare.
Urimi i kreut të Maqedonisë së Veriut do të ishte vërtet gjest që duhej vlerësuar lartë, po të mos na dilte parasysh fakti se shteti i Pendarovskit ka dekada që investon në shkombëtarizimin e shqiptarëve, në transformimin e tyre nga një komunitet etnik në një komunitet fetar, të ngjashëm me boshnjakët.