Profesori universitar dhe njohësi i rrethanave politike në vend, Blerim Latifi, thotë se kanë të drejtë ata që thonë se miti politik i multietnicitetit ka për funksion vetëm dobësimin e kombit shumicë që është brenda një shteti.
Latifi këtë e ka thënë teksa ka përmendur faktin që Gjykata Speciale është themeluar enkas për të ndjekur shqiptarët e dyshuar për krime lufte, dhe se tashmë Asociacioni i Komunave serbe kërkohet të themelohet enkas për një pakicë etnike.
“Gjykata Speciale është bërë për të ndjekur të dyshuarit për krime lufte që i përkasin ekskluzivisht vetëm një etnie. Asociacioni i Komunave Serbe po kërkohet për të ngritur statusin politik të vetëm një pakice etnike, mundësisht deri në nivelin e një republika srpska brenda Kosovës. Dhe ende na thonë të besojmë në përrallën multietnike të Kosovës! Ata që thonë se miti politik i multietnicitetit ka për funksion dobësimin e kombit shumicë brenda një shteti,definitivisht kanë të drejtë”, ka shkruar Latifi.