×
  • Lajme
  • Lajme

    Largohet nga Kosova, infermieri tregon arsyet: Në vendin tim qeni është i siguruar, unë jo

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Një infermier nga Kosova, i cili aktualisht punon jashtë vendit, ka ndarë përmes një emaili të dërguar për media arsyet e largimit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

    Enlirat Duraku, infermier me përvojë 22-vjeçare, ka shpjeguar se vendimi për t’u larguar nga Kosova ishte i domosdoshëm për shkak të kushteve të papranueshme të punës dhe mungesës së vlerësimit profesional.

    Ai përmend një sërë problemesh me sistemin shëndetësor në Kosovë, duke përfshirë:

    Pagën e pamjaftueshme, e cila nuk mbulonte as shpenzimet mujore.

    Pagesat e ulëta për ndërrimet e natës, të cilat i quan të turpshme.

    Diskriminimin në Ligjin e Pagave, duke lënë infermierët jashtë trajtimit të drejtë financiar.

    Injorimin dhe përjashtimin e infermierëve nga strukturat udhëheqëse dhe proceset vendimmarrëse.

    Trajtimin si “hamall dhe skllevër”, siç shprehet ai, nga institucionet ekzekutive, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë.

    Duraku gjithashtu ka kritikuar ashpër ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ekipin e tij udhëheqës në ShSKUK dhe QKUK, duke i akuzuar për krijimin e një ambienti toksik dhe hakmarrës pune. Sipas tij, ky ambient nuk lejon zhvillimin profesional as për mjekët dhe as për infermierët.

    “Kosova e ka traditën, kulturën dhe historinë, por mua më largoi Arben Vitia dhe grupi i tij i miqve”, shkruan Duraku në mesazhin e tij.

    Aktualisht, ai është i angazhuar si infermier në një vend të Bashkimit Evropian, ku thotë se gëzon një pagë dinjitoze, mundësi për zhvillim dhe vlerësim profesional që, sipas tij, i mungonin në Kosovë.

    Duraku deklaron se është i gatshëm të rikthehet në Kosovë dhe të ofrojë shërbimet e tij, por vetëm nëse largohet ekipi aktual udhëheqës i sektorit të shëndetësisë. Ai shton se gjithmonë do të ketë mundësi për të ushtruar profesionin e tij në vendet e BE-së, nëse kushtet në Kosovë mbeten të pandryshuara.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çedomir Aksiq për krime lufte në periudhën janar-maj 1999...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur qeverinë në pushtet si qeveri të territ. Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për FrontOnline, ka komentuar mbi situatën me mbledhjen e tatimit në pronë, duke...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka thënë se programi i LDK-së ka zgjidhjen për krizën energjetike. Në një konferencë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me hetimin për...
    Kronika26 Dhjetor 2024
    Brenda 24 orëve në Kosovë, janë regjistruar 79 aksidente. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 19 aksidente u regjistruan me të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gjakovë, e kjo me rastin e festës së Krishtlindjes. Në një...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot nga ora 10:00 do të prezantojnë të arriturat e marrëveshjes...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, për FrontOnline, ka folur për ecurinë e mbledhjes së të hyrave në komunën e tij, duke theksuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.