Është larguar lënda shpërthyese e gjendur sonte në një autobus në Komoran.
Krejt kjo punë zgjati gati 2 orë dhe u bë në koordinim mes Policisë, FSK-së dhe KFOR-it.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Ai tha se është inicuar rasti ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘ mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’.
“Në ora 19:51, njësitet policore që kanë qenë të përfshira në rastin në Llapushnik kanë përfunduar ekzaminimet në vend-ngjarje.Njësia për trajtim të materieve shpërthyese e PK-së, ka arritur të largojë nga autobusi një sasi lënde që dyshohet të jetë shpërthese. Në koordinim me prokurorin është inicuar rasti ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘ mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’. Njësitet e hetuesisë më pas do të merren me hetimet për të ndriçuar këtë rast”, tha ai për Indeksonline.