Ka mbetur pak më shumë se një orë deri në fillim të ndeshjes Prishtina – Llapi.
Për shkak të reshjeve të dendura të borës, stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja “Fadil Vokrri” ishte i mbuluar me borë në paraditën e sotme, shkruan FrontOnline.
Megjithatë, intervenimi i stafit të stadiumit ishte i suksesshëm.
Benet Rezniqi, drejtori i stadiumit “Fadil Vokrri” ka publikuar pamje nga stadiumi, ku shihet se bora është larguar në tërësi.
Ndryshe, ndeshja Prishtina – Llapi luhet për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës./FrontOnline/
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1386279015043383&id=100009838935118&__cft__[0]=AZWFIhM4Fc46KYHam2EtiHCiB5LPFQuzc6wHpdGriHyZz3N4nW8O_Mnrsq_s_8hmJHFDhMR7uvjPeZEoUcTgVuk8a4U8gecIDomnpEnVDOxrW527-VWwpf0nDcMteDwyPGPgQFUnU_WhzAV4FwdhF8b8-Z95fvyTmQWxjMKrLj_x5Q&__tn__=%2CO%2CP-R