×
  • Lajme
  • Lajme

    Largohen bllokadat, Sveçla: Dështim i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë

    FrontOnline
    08 Shtator 2024

    Të gjitha pikët kufitare me Serbinë janë rihapur të shtunën pasdite, pas largimit të bllokadave në territorin e Serbisë që ishin vendosur të premten pasdite për të protestuar kundër mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës.

     

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ky zhvillim dëshmon dështimin e përpjekjeve të Serbisë për destabilizim në Kosovë dhe rajon.

    “Serbia është në panik dhe përpjekjet e saj për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit po dështojnë”, ka deklaruar Sveçla, duke theksuar përkushtimin e institucioneve kosovare për të mbrojtur sovranitetin.

    Gjatë të shtunës, presidentja Vjosa Osmani ka komentuar situatën, duke theksuar se strukturat ilegale në veri po pengojnë integrimin e komunitetit serb.

    “Bllokadat në kufi tregojnë lidhjen e drejtpërdrejtë midis Serbisë dhe bandave kriminale që veprojnë në veri”, ka deklaruar Osmani.

    Osmani u bëri thirrje aleatëve që të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë siç thotë ajo, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve.

    Ndërkohë, analistët politikë paralajmërojnë se veprimet e fundit të Serbisë janë pjesë e një strategjie më të gjerë për destabilizimin e Ballkanit.

    Sipas tyre, Serbia po përdor tensionet në Kosovë si një mjet për të zgjeruar ndikimin e saj në rajon.

    “Këto veprime janë të rrezikshme dhe mund të nxisin përplasje më të gjera në Ballkan,” theksuan analistët për rtk duke paralajmëruar për potencialin e një përshkallëzimi të situatës nëse nuk ndërmerren hapa diplomatikë për uljen e tensioneve.

    Serbët i bllokuan të premten rrugët dhe i kthyen mbrapsht udhëtarët me dokumente të Kosovës në territorin e Serbisë, në tri pika kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në shenjë proteste kundër veprimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës.

    Organizatorët e bllokadave kanë kërkuar që Kosova ta tërheqë policinë nga komunat me shumicë serbe në veri, ta lejojë përdorimin e valutës së dinarit serb, i cili u ndalua në fillim të këtij viti, si dhe ta lejojë punën e komunave paralele serbe.

    Ndërkohë, organizatori i bllokadave në pikat kufitare, Rasha Rojeviq ka paralajmëruar radikalizim nëse s’ka “normalizim të situatës” deri më 1 tetor.

    Mediat në Serbi raportojnë se Rojaviq ka thënë se i ka dhënë afat Qeverisë së Kosovës deri më 1 tetor për të “normalizuar situatën,” në të kundërtën ka theksuar se do të marrin masa më radikale.

    Por, institucionet kosovare kanë theksuar se janë të përkushtuara për të ruajtur rendin dhe stabilitetin në vend, pavarësisht provokimeve.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, konkretisht bllokadat e vendosura nga serbët në...
    Lajme08 Shtator 2024
    Maqedonia e Veriut sot shënon 33-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-Federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, me të cilin u shpall...
    Lajme08 Shtator 2024
    350 mijë euro është shuma e ndarë nga Komuna e Prishtinës për personat që vuajnë nga kanceri dhe sëmundjet tjera të rënda...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Ukraina dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për sulme ajrore gjatë natës në rajonet e tyre kufitare, me zyrtarët ukrainas që thanë se dy...
    Lajme08 Shtator 2024
    Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet janë përfshirë në një rrahje. Ata janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person tjetër...
    Lajme08 Shtator 2024
    Nutricionistja, Albulena Ilazi ka treguar për efektin negativ të përdorimit të çajrave dhe sumplimenteve mjekësore për dopësim. Ilazi tha se sipas saj...
    Lajme08 Shtator 2024
    Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka nis një operacion të Kërkim- Shpëtimit në Valbonë – Bjeshkët e Nemuna. Për Klankosova.tv...
    Vip08 Shtator 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo në fotografinë e...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Qeveria e Venezuelës ka thënë se kandidati presidencial i opozitës, Edmundo González është larguar nga vendi, duke kërkuar azil në Spanjë. Gonzalez...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.