Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur dje, se ka vazhduar largimi i veturave të braktisura nga hapësirat publike në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se kjo iniciativë është pjesë e vizionit për krijimin e një qyteti më të organizuar.
“Inspektorati i Kryeqytetit ka nisur një aksion të rëndësishëm për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në qytetin tonë. Kjo iniciativë është pjesë e vizionit për krijimin e një qyteti më të organizuar, duke liruar hapësirat publike dhe parkingjet për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët. Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës, duke eliminuar automjetet e braktisura që jo vetëm zënë hapësira të vlefshme, por edhe kontribuojnë në ndotjen e mjedisit urban.”, ka shkruar ai.
Sipas të parit të kryeqytetit, ky hap tregon përkushtimin për një Prishtinë më të pastër dhe më të organizuar.