Është konfirmuar edhe largimi i katërt i ditës së hënë nga klubi i Feronikelit.
Adem Maliqi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me “Industrialistët”.
“Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Ferronikeli. Dua t’i falemnderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shume te mira, trajneret, kryesine dhe tifozerin e Ferronikelit”, ka shkruar Maliqi në Facebook.
Krahas Maliqit, nga “Rexhep Rexhepi” gjatë ditës së sotme janë larguar edhe zyrtarisht, Albert Dabiqaj, Yll Hoxha e Ilir Avdyli.