Sot është lansuar një media feministe online ëëë.qika.org. Kjo platformë mediale do të përmbajë lajme, hulumtime dhe përkthime mbi çështje gjinore.
Në njoftimin e Qendrës për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, thuhet se kjo media është një përpjekje për t’i dhënë vëmendje perspektivave të margjinalizuara të vajzave dhe grave në Kosovë.
“Më shumë se sa një media informuese, së bashku do të krijojmë një platformë ku shpjegohen dhe artikulohen format e shtypjes e pabarazisë; një vend ku historitë dhe rrëfimet thërrasin për solidaritet dhe organizim feminist”, thuhet në njoftim.
Kjo platformë mediale është produkt i Qendrës për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA e cila është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.