Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa e ka mirëpritur lansimin e platformës AgroSoft, transmeton Front Online.
Kjo platformë do t’i ndihmojë Institucionet Financiare në analiza më të sakta gjatë financimeve bujqësore.
Në këtë takim që u mbajt virtualisht,Mustafa ka folur edhe për sfidat me të cilat është duke u përballur ky sektor.
Komunikata e plotë
Përmes një takimi virtual, sot u bë lansimi i platformës AgroSoft, mes të cilës do të ndihmohen Institucionet Financiare në analiza sa më të sakta gjatë financimeve bujqësore.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa përshëndeti lansimin e platformës AgroSoft, të cilën e vlerësoi si hap para, drejt ekspeditimit të procedurave për kreditimin e agrobizneseve.
Ministri Mustafa, mes tjerash foli edhe rreth sfidave që ka pas, si Ministria ashtu edhe bujqësia si sektor me rëndësi të veçantë për ekonominë e Republikës së Kosovës. Fokus të veçantë, ministri Mustafa vendosi mbi sfidat e bujqve të shkaktuara nga pandemia Covid 19, të cilave Qeveria Hoti i’u kundërpërgjigj me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike.
Mes tjerash, ministri Mustafa foli edhe mbi Master Planin e ujitjes së tokave bujqësore, projekt i ndihmuar nga Banka Botërore, me të cilin duhet të përfshihen në sistem të ujitjes 90 mijë hektarë tokë bujqësore.
Lansimi i platformës Agrosoft u bë përmes një takimi virtual mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës.