Bashkëpunimi ndërmjet Changan, Huawei dhe CATL krijoi një markë për prodhimin e makinave elektrike, e cila për herë të parë prezantoi konceptin e crossover-it elektrik Avatr 11 në nëntor të vitit të kaluar.
Në prill të këtij viti u prezantua modeli serial i quajtur Avatr 011, ndërsa tashmë më në fund dhe zyrtarisht shitjet e tij nisën edhe në Kinë.
Avatr 011 bazohet në platformën CHN, dhe për nga dimensionet, makina është 4880 mm e gjatë, 1970 mm e gjerë, 1601 mm e lartë dhe ka një bazë rrote prej 2975 mm.
Për ngasjen kujdesen dy motorë elektrikë me gjithsej 578 HP dhe 650 Nm, ndërsa bateritë janë 90.38 kWh dhe 116.79 kWh.
Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h zgjat 3,98 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 200 km/h.
Versioni me bateri 90.38 kWh ka një distancë prej 555 km, dhe me bateri 116.79 kWh mund të përshkojë 680 km.
Avatr 11 mund të ketë në versione me katër ose pesë vende, një panel instrumentesh dixhitale 10,25 inç, një ekran infotainment 15,6 inç dhe një sistem audio me 14 altoparlantë.
Çmimet për Avatar 11 në Kinë fillojnë nga 349,900 juanë (50,800 euro), ndërsa më e shtrenjta kushton 409,900 juanë (59,510 euro)./FrontOnline/