Nga Frankfurt po vijnë lajme se marka e supermakinave të Volkswagen Lamborghini po përpiqet të mbajë gjallë motorët me djegie të brendshme pas fundit të dekadës, kur bota duhet të fillojë të prodhojë makina elektrike të pastra, tha CEO Stephan Winkelmann për mediat lokale gjermane.
“Pas hibridizimit, do të presim të shohim nëse do të jetë e mundur të ofrohen automjete me motor me djegie të brendshme pas vitit 2030”, tha Winkelmann për Welt am Sonntag.
“Një opsion do të ishte mbajtja e gjallë e automjeteve me motor me djegie të brendshme me lëndë djegëse sintetike”.
Siç kujton Jutarnji.hr , Winkelmann tha muajin e kaluar se Lamborghini planifikon të prezantojë modelin e saj të parë plotësisht elektrik në fund të kësaj dekade, duke theksuar një qasje më të kujdesshme pas komenteve të vitit të kaluar se premiera është planifikuar për gjysmën e dytë të dekadës./FrontOnline/