Pasi njoftoi së fundmi se shiti 8,405 makina në mbarë botën vitin e kaluar (shumica e modeleve Urus, rreth 60 për qind), Lamborghini ka plane ambicioze edhe për vitin 2022.
Në pjesën e raportit që i referohet planeve të kompanisë thuhet se Lamborghini do të prezantojë katër produkte të reja në 12 muajt e ardhshëm. Fatkeqësisht, Lamborghini nuk ka specifikuar se çfarë saktësisht do të prezantojë dhe kur.
“Në vitin 2022, ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të konsoliduar performancën aktuale dhe për t’u përgatitur për ardhjen e gamës sonë të ardhshme hibride nga viti 2023 e tutje,” tha Stephan Vinkelmann, CEO i Lamborghini.
Prandaj, kompania po përgatitet për një epokë të re, kështu që ka plane për elektrifikimin deri në vitin 2024. Dihet gjithashtu se modeli tërësisht elektrik do të vijë pas vitit 2025.
Ndërkohë, një zëvendësim për Aventador mund të jetë një nga katër produktet e reja që kompania do të zbulojë këtë vit. Lamborghini Urus do t’i nënshtrohet gjithashtu intervenimeve freskuese, e cila duhet të jetë e dyta nga këto katër automjete në 12 muajt e ardhshëm. Dy produktet e tjera të reja mbeten një mister për momentin./FrontOnline/