Lamborghini ka përgatitur një model garazhi të azhurnuar Huracan Super Trofeo EVO2, me njoftimin se do të shfaqet në pistat në fillim të vitit të ardhshëm. Që nga viti 2014 dhe paraqitja e modelit garues Huracan Super Trofeo, Lamborghini ka prodhuar më shumë se 400 njësi, kështu që pritet që falë modelit të ri EVO2, ky numër të tejkalojë 500 njësitë në një vit.
Para së gjithash, Huracan Super Trofeo EVO2 është mundësuar nga një motor 5.2 litërsh V10 me 620 kuaj fuqi, me tërheqje me rrota të pasme dhe një marsh sekuencial me 6 shpejtësi.
Krahasuar me versionin e mëparshëm, Huracan Super Trofeo EVO2 gjithashtu mori aerodinamikë të përmirësuar, drita LED më të holla para dhe prapa, frena më të fuqishëm (disqe tani 390 mm), ndërsa materialet plastike u zëvendësuan nga ato të bëra me fibra karboni.
Gjithashtu bien në sy amortizatorët e modifikuar sportiv, spoileri mbrapa sportiv, si dhe kornizat e dritave të pasme të inspiruara nga modeli legjendar Countach.
Çmimi për Huracan Super Trofeo EVO2 në tregun evropian fillon nga 250,000 euro./FrontOnline/