Në ankandin e Barrett-Jackson në Scottsdale, Lamborghini Diablo VT Roadster, dikur në pronësi të Donald Trump, gjeti një pronar të ri për 1.1 milionë dollarë, transmeton FrontOnline.
Për shkak të një marrëdhënieje të veçantë me Lamborghini, Trump mundi të porosiste makinën e tij me bojë Blue Le Mans, e cila nuk ishte zyrtarisht e disponueshme në vitin 1997. Përveç kësaj, kjo makinë ka gjithashtu një pllakë “Donald Trump 1997 Diablo” të montuar në derën e shoferit.
Trump e mbajti makinën deri në verën e vitit 2002. Që atëherë ajo ka qenë në pronësi të dy personave të tjerë dhe ka vetëm 15,431 milje (24,834 km) në odometër.
Ky Diablo fuqizohet nga një motor V12 5.7 litra me 367 kW/499 hp dhe 582 Nm çift rrotullues. Ai është i lidhur me një kuti ingranazhesh manuale me pesë shpejtësi, ndërsa lëvizja është në të katër rrotat.
Ky konfigurim i lejon makinës të përshpejtojë nga 0 në 60 mph (96 km/h) në 4,1 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 325 km/h.
Pjesa e brendshme është me dy ngjyra, me një orë analoge, kontroll dixhital të klimës dhe një sistem audio Alpine.
Është një nga 132 shembujt e prodhuar për Shtetet e Bashkuara midis 1997 dhe 1999, duke e bërë të rrallë edhe para lidhjes së Trump./FrontOnline/