Edhe pse Lamborghini prodhoi vetëm një numër të kufizuar modelesh Aventador SV, kjo nuk e pengoi pronarin e këtij shembulli të bënte një sërë modifikimesh të rëndësishme në supermakinën italiane.
Si standard, motori 6.5-litra V12 prodhon rreth 740 kuaj fuqi, që është më se e mjaftueshme për shumicën e pronarëve.
Sidoqoftë, ky Aventador ndoshta mund të mposhtte edhe rivalët më të fuqishëm, duke përfshirë Ferrari SF90 Stradale. Një palë turbongarkues janë instaluar në V12 të fuqishëm dhe ndonëse nuk e dimë se cila kompani ishte përgjegjëse për instalimin e tyre, vetura tani është e aftë për rreth 1300 kf.
Gjërat bëhen edhe më mbresëlënëse pas faktit se kjo shifër regjistrohet në rrota, që do të thotë se vetëm motori me siguri nxjerr më shumë se 1500 kf, afërsisht dyfishin e prodhimit origjinal të makinës.
Ajo që e dallon supermakinën nga standardi Aventador SV është një grup rrotash Strasse. Këto rrota njihen si Seria Ultralight Carbon CL5R dhe kanë përmasa 20×9.5 në pjesën e përparme dhe 21×12.5 në pjesën e pasme./FrontOnline/