Kopja e fundit u prodhua muajin e kaluar dhe tani e dimë se çfarë mesazhi mbart. E prodhuar në një nuancë të mrekullueshme blu, kopja e fundit e Aventador nuk la askënd indiferent. Pas 11,465 njësive të prodhuara dhe 11 viteve prodhim, ne mirëpritëm Aventador-in e fundit, por me shumë mundësi Lamborghini-n e fundit me një perlë atmosferike V12.
Versioni Ultimae Roadster u zgjodh si makina e fundit e prodhuar dhe u modifikua nga Ad Personam. Ajo nuancë e bukur është Azzuro Flake, dhe arsyeja është më se e qartë – një nderim për Miura Roadster-in unik të vitit 1968.
Nuancat ndryshojnë në aspektin e shkëlqimit për shkak të nevojave për homologim, por kjo është arsyeja pse Aventador merr pjesën e poshtme të trupit të Miura-s Grigio Liqueo.
Detajet e trupit u lanë në karbon të zhveshur, ndërsa e bardha u zgjodh për çatinë dhe mbulesën. Shtojini kësaj majat e shkarkimit të argjendit mat dhe rrotat e argjendta dhe do të keni një nga makinat super sportive më të bukura të ditës së sotme.
Që italianët janë sundimtarët absolut të dizajnit dhe estetikës në botën e automobilave, vërtetohet edhe nga pjesa e brendshme e makinës në një kombinim bardh e zi. Ekziston edhe një distinktiv i veçantë që lidh makinën me të vetmen Miura.
Gjithçka që mund të themi në fund është se i dorëzoheni bukuroshes në fotot që do t’ju çojnë në disa ëndrra më të bukura. Dhe po, ky LP 780-4 Ultimae Roadster së shpejti do t’i dorëzohet një klienti në Zvicër./FrontOnline/