Lajmi tashmë ka marrë dhenë.
Skandali i rastit të tetëvjeçares , e cila u godit me shuplakë nga trajneri i saj, ka marrë edhe përmasa ndërkombëtare.
Lidhur me rastin kanë shkruar edhe mediat e njohura gjermane.
“Pas humbjes së garueses së tij në finale, ai godet në fytyrë vajzën tetë vjeçare. Për t’i bërë gjërat edhe më të këqija, ai edhe ka tentuar të arsyetojë veprimin e tij brutal”, shkruan RTL transmeton Klankosova.tv
“Pas disfatës menjëherë, ai e tërhoqi drejt vetës fëmijën dhe ia hoqi në mënyrë të vrazhdë mbrojtësen nga koka. Kur tetëvjeçarja ra në tokë, ai e kapi atë, e ngriti lart dhe vazhdoi të fliste me të dhe më pas e goditi me shuplakë. E gjithë kjo para kamerave dhe para arbitrit, i cili u paralajmërua menjëherë nga referi”, shkruan Stern transmeton Klankosova.tv
Ngjarja ndodhi në Kampionatin Evropian për fëmijë të Taekwondo-së, e cila u mbajt të dielën në Tiranë.
Sportistja nga Kosova, u mposht nga kundërshtarja serbe në finalen e garës, ku pastaj erdhi edhe reagimi nga trajneri Valmir Fetiu, duke e qëlluar me shuplakë.
Kjo ngjalli reagime të ashpra në opinion, por nuk kaloi pa pasoja për trajnerin.
Fetiu u përjashtua për gjashtë muaj nga Federata Evropiane e Taekwondo-së.