Christian Eriksen ka pranuar që të operohet dhe të fusë në trupin e tij atë që quhet “defibrilator i implantuar” (ICD – Heart Starter).
Këtë lajm e ka dhënë pak më parë Federata e Danimarkës e cila ka transmetuar fjalët e mjekut të kombëtares, Morten Boesen, shkruan FrontOnline.
“Pasi Christian ka bërë një sërë ekzaminimesh është vendosur që ai do të bëjë një ICD (Heart Starter). Kjo paisje është e nevojshme pas një arresti kardiak për shkak të luhatjeve në ritmin e zemrës. Christian e ka pranuar këtë zgjedhje dhe plani është konfirmuar nga specialistë kombëtar dhe ndërkombëtar të cilët janë të gjithë të mendimit se Christian duhet të marrë këtë lloj trajtimi”, ka thënë fillimisht Boesen.
“Kerkojmë dhe i nxisim të gjithë qe t’i japin Christianit dhe familjes së tij privatsinë që ka nevojë gjatë kësaj kohë”, shtoi ai.
Kështu, për ata që nuk e kuptojnë, Eriksen do të fusë në trup të njejtin aparat që ka futbollisti i Kombetarës së Holandës dhe i Ajaxit, Daley Blind.
Në këtë moment, nuk dihet asgjë për të ardhmen e tij për sa i përket futbollit sepse në Itali është shumë e komplikuar të parashikohen raste të tilla./FrontOnline/