×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet VV-ja, ja çka do të diskutohet

    FrontOnline
    31 Mars 2021

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të mblidhet sot nga ora 14:00, raporton Front Online.

    Në këtë takim pos që do të diskutohet për ndarjen e komisioneve parlamentare, pritet të diskutohet edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri,  gjegjësisht të thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri.

    Këtë për Front Online e ka konfirmuar, deputeti i kësaj partie, Agon Batusha.

    “Po do të mblidhemi në orën 14”, ka thënë ai.

    I pyetur se a do të diskutohet edhe për çështjen e presidentit ai ka thënë se ka mundësi që të diskutohet edhe kjo.

    “Ka mundësi që do të diskutohet edhe kjo, janë çështje të brendshme që do të diskutohen”, ka thënë Batusha për Front Online.

    Në anën tjetër, sipas procedurave kushtetuese deri më 5 prill duhet të nisin procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri, në të kundërtën vendi do të shkoj në zgjedhje të reja parlamentare.

    Aktualisht, sipas disa kalkulimeve 67 vota janë për, derisa llogaritet që edhe nga LDK të jenë 11 vota të sigurta që do të qëndrojnë në ditën kur pritet të votohet Vjosa Osmani për presidente, që në total janë gjithsejtë 78 vota, por që janë të pamjaftueshme.

    Sipas rregullave kushtetuese, një president nuk mund të zgjedhet pa qenë në seancë të paktën 80 deputetë.

     

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Besim Nebiu, për FrontOnline, ka folur për takimin mes dy qeverive të hënën në Prishtinë. ‘’Në...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë që edhe në vazhdim ata që kanë besuar në kryeministrin...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Gazetarja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, njëherit kryeredaktore e PortAlb në RMV, Elida Zylbeari, për FrontOnline, thotë se ka paralajmërimin për nënshkrimin...
    Të tjera
    Kronika18 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës për një javë ka shqiptuar 3 mijë e 865 gjoba trafiku për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Gazetarja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, njëherit kryeredaktore e PortAlb në RMV, Elida Zylbeari, për FrontOnline, thotë se ka paralajmërimin për nënshkrimin...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, thotë se takimi i së hënës mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe të Maqedonisë së...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Isen Saliu, për FrontOnline ka folur për takimin mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-ministrja e punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, duke theksuar...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu, e ka pranuar që Kosova luajti më mirë se Rumania në ndeshjen e së premtes në Ligën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.