Hykmete Bajrami është liruar nga detyra e ministres së Financave.
Lirimin nga detyra e ka konfirmuar vet ajo derisa ka mohuar se ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja.
“Nuk kam dhënë dorëheqje nga LDK. Sot me kërkesë timen jam liruar nga detyra e Ministres së Financave (në detyrë)”.
Në vendimin për dorëheqje thuhet se Kryeministri Avdullah Hoti e ka liruar nga detyra ministen Bajrami.
“Kërkoj nga ju të më lironi nga detyra e ministres së Financave në detyrë. Po largohem, nga pozita e ministres për arsye personale, dhe do të angazhohem në pozitën e deputetes në Kuvendin e Republikës pas certifikimit të zgjedhjeve”, ka shkruar Bajrami në kërkesën për dorëheqje.