Një lajm i mirë ka ardhur për mesfushorin e Danimarkës, Christian Eriksen.
Federata e Futbollit të Danimarkës ka njoftuar se Christian Eriksen është liruar nga spitali pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore të lojtarit.
Danezi sot ka kryer një operim ku i është vendosur një defibrillator në zemër dhe situata duket se është përmirësuar dhe nuk ka arsye të qëndrojë më në spital.