Grupi “Kosovo Mountain Club” që eksplorojnë malet e vendit janë sulmuar nga serbët në veri.
Ky grup sot ishte duke ecur në vendin e quajtur Shijak i Bubes që është në veri të Kosovës.
Arineta Mula nga grupi ‘Kosovo Mountain Club’ për Insportin ka zbuluar se të gjithë atletët janë mirë dhe të sigurtë dhe se po vazhdojnë ecjen në një mal tjetër.
“Ka ndodhë incidenti, po vec e kemi vazhdu ecjen në një mal tjetër, në malin shala e Bajgorës. Grupi është krejt mirë dhe sigurt, tash po vazhdojmë ecjen, ka ndodhur dhe po vazhdojmë ecjen” – tha Arineta Mula, atlete e ‘Kosovo Mountain Club’.
Vlenë të theksohet se bashkë me grupin ishte edhe deputetja, Donika Kadaj Bujupi, e cila për Insajderin e ka konfirmuar se janë detyruar ta ndalojnë rrugëtimin e tyre.
Kjo ngjarje e klubit të atletëve kosovarë ishte paralajmëruar që 5 ditë