Fisnik Syla ka thyer heshtjen sa i përket raportimeve se ai dhe Fjolla Morina i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Fisnik Syla ka zgjedhur që raportimeve t’iu përgjigjet me një fotografi nga pushimet me Fjolla Morinën, në përshkrimin e së cilës ai ua ka uruar të gjithëve festën e Fitër Bajramit.
“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, ka shkruar ndër të tjera Fisnik Syla në foton e publikuar në InstaStory.