×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajme të këqija për vizat shkaku i pandemisë

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    Në kohën kur Gjermania është duke rivendosur kufirin me Çekinë dhe Austrinë për shkak të pandemisë, liberalizimi i vizave apo heqja e kufijve për vendet e treta është e paimagjinueshme, thotë drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha.

    Disa shtete evropiane, në mesin e të cilave Franca dhe Holanda, mendojnë se ende nuk është momenti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

    Në Këshillin e Bashkimit Evropian, kanë thënë se shumica e vendeve anëtare pajtohen me vlerësimin e Komisionit Evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

    Por, sipas burimeve diplomatike, Franca dhe Holanda, kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën, thirren në mungesën e dëshmive të mjaftueshme për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelin e lartë.

    Ato mendojnë se Komisioni në raportin për Kosovën, ka bërë vlerësimin “në mënyrë tepër formale”, por këto shtete, siç kanë thënë burimet diplomatike, duan më shumë dëshmi “përfshirë edhe përmes verdikteve finale të gjykatave” për dënimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera të korrupsionit, si dhe dëshmi për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

    Në rastin e Francës, disa burime në Bruksel thonë se ekziston edhe frika nga rritja e numrit të azilkërkuesve nga Kosova, në rast të heqjes së vizave.

    Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha shprehet tejet skeptik se gjatë vitit 2021 do të ketë lëvizje pozitive sa i përket liberalizimit të vizave. Në këtë, sipas tij, ndikon edhe mjedisi politik i krijuar pas pandemisë së koronavirusit.

    “Disa vende anëtare të BE-së vazhdojnë të mendojnë se Kosova nuk ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, respektivisht në luftë kundër korrupsionit të niveli të lartë dhe krimit të organizuar. Që nga vendosja e këtij kriteri para pesë vjetësh, Kosova ende ka zero raste të suksesshme në luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë”, tha ai.

    Shasha tha se edhe gjatë votimit të Rezolutës së fundit të Parlamentit Evropian për Kosovën më 23 shkurt, është vërejtur se kishte kundërshtime dhe se eurodeputetët nga radhët e partisë së presidentit francez, Emmanuel Macron, “kundërshtuan çfarëdo gjuhe që do vlerësonte se Kosova ka përmbushur kriteret dhe çfarëdo gjuhe që bënte thirrje për vendimin e Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën”

    Jehona Lushaku, profesoreshë në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, thotë se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka mbetur te vendimi i Këshillit të ministrave të BE-së, ku shtetet e kanë fuqinë vendimmarrëse.

    Ajo shton se shumë shtete anëtare të BE-së, janë skeptike se Kosova duhet të ketë liberalizimin e vizave dhe se skepticizmi bazohet te kriteri me rendin dhe ligjin dhe luftimin e korrupsionit.

    “Këto shtet do të mund ta ndryshonin mendimin e tyre nëse Kosova do të vazhdonte të dërgonte mesazhe e statistika të sakta se si është lufta kundër korrupsionit, cili është procesi i reformimit dhe de-fakto i sistemit të drejtësisë. Me gjasë, Kosova nuk po arrin që t’i bindë këto shtete me të dhëna se këto dy kritere janë përmbushur plotësisht”, thekson Lushaku./REL

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Stano është shprehur se asociacioni është...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Pas një debati disa-ditor, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale për t’i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kaja Kallas, si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është iniciuar rast për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar” lidhur me përleshjen...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albison dhe Rexhep Shlivova, të cilët u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës janë...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”. Terras që do të pasojë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.