Klubi prizrenas, Liria ka konfirmuar se ka vdekur ish-kryetari Ridvan Hoxha, i cili ishte edhe një veprimtar i madh i sportit.
Përveç sportit, ai shquhej edhe për aktivitetet e tij kombëtare, shkruan FrontOnline.
https://www.facebook.com/KlubiFutbollistikLIRIA/photos/a.639078592886413/3632249976902578/
Njoftimi i plotë i Lirisë në “Facebook”:
“Telegram ngushëllimi
Prehu në paqe Ridvan Hoxha !
KF Liria, mori lajmin e kobshëm këtë paradite.U nda nga jeta ish kryetari i KF Liria (2005) dhe një veprimtar i madhë i sportit. Ngushëllime familjes, komunitetit sportiv dhe kudo që veproi i ndjeri. Ai, krahas aktiviteteve të tjera kombëtare ishte dhe mbeti një adhurues e kontribues i madhë i futbollit në veçanti dhe sportit në përgjithësi.
Pas lufte, me krijimin e rrethanave të reja, La Rid siq e quanim rëndom, i dha një tjetër shtytje të madhe futbollit. Kontributi tij në KF Liria , është i madhë. Do ta kujtojmë me respekt këtë veprimtarë shumë dimensional’.
Prehu në paqe në tokën e Kosovës së lirë, që e deshe shumë !
Me shumë respekt,
KF Liria
Qemal Krasniqi, kryetar“./FrontOnline/