Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka bërë të ditur se sot Qeveria i ka ekzekutuar 972 mijë euro për orët shtesë të zjarrëfikësve.
Ky amandament për pagesën shtesë për zjarrëfikësit e Kosovës u propozua në Kuvend nga vet Bajqinovci.
“Jam shumë i gëzuar që sot zjarrfikësve të Kosovês u janë paguar mjetet shtesë për rrezikshmërinë dhe angazhimin e tyre jashtë orarit të punës me vlerë prej 972 mijë euro. Amandamenti i propozuar nga unē dhe i aprovuar nga deputet para disa muajve sot më në fund po zbatohet”,ka shkruar ai./FrontOnline/
https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10224580758007599