Ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica i është rikthyer stërvitjeve pas një lëndimit muskulor.
Sulmuesi vushtrrias është stërvitur ndaras nga pjesa tjetër e ekipit, ndërkohë që ende nuk dihet nëse do jetë në gjendje të rikthehet për ndeshjen e radhës.
Lajmin për rikthimin e Rashicës e ka dhënë Clemens Fritz, shefi i skautimit te Werderi.
“Milot Rashica ka filluar të stërvitet në mënyrë individuale dhe do të shohim se çfarë do të ndodh. Duhet të presim se a do të mund të na ndihmojë për takimin e radhës”, shpreh Fritz.
Rashica këtë edicion ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha garat me skuadrën gjermane, teksa e ka ndihmuar me dy gola dhe pesë asistime.
Kujtojmë se Werder Bremeni edhe këtë sezon është duke luftuar për mbetje në Bundesliga.