Klubi i dikurshëm i futbollit “Rinia” nga Mitrovica ka filluar riorganizimin për t’iu kthyer fushave.
Nismën për riorganizim të këtij klubi nga i cili kishin dalur emra të mëdhenj të futbollistëve, shumë prej të cilëve sot shërbejnë si trejnerë të grupmoshave të ndryshme, e kanë ndërmarrë ish-futbollistët e punëtorët sportiv të këtij klubi, shkruan Mitropol, përcjell FrontOnline.
Nismëtar të riaktivizimit të klubit të futbollit “Rinia” janë Basri Brahimi, Riza Preteni (Liki) dhe Abit Ala me mbështetjen e një grupi të madh të ish-futbollistëve dhe trejnerëve tjerë mitrovicas.
Fytyrat ikonike të sportit mitrovicas janë grumbulluar për të filluar me hapat e parë të organizimit, në mesin e të cilëve edhe ish-futbollistët e klubit “Rinia” si Gani Sejdiu, Saad Gashi, Enver Balia dhe shumë të tjerë si dhe me mbështetjen e Bardhec Seferit, kryetar i LRFM-së.
Në organizim nuk ka munguar edhe kontributi nga trejneri mitrovicas Rafet Prekazi, ish-përzgjedhës i Kosovës U21 dhe poashtu nga ish-futbollistët Fisnik Lyta, Sabit Osmani dhe dashamirë të tjerë të futbollit mitrovicas.
Qyteti Mitrovicës momentalishti ka tri klube të seniorëve ndersa në krejt regjionin e Mitrovicës ka pesë klube të seniorëve./FrontOnline/