Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli, ka bërë të ditur se janë proceduar paratë për prindërit të cilët kanë aplikuar për subvencionimin e fëmijëve të lindur në vitin 2020.
Meholli bëri të ditur se deri më tani janë kryer 405 kërkesat e para, duke iu proceduar nga 120 euro në llogari.
Ndërsa, shtoi se stafi i drejtorisë me përkushtim është duke punuar intenzivisht për procedimin edhe të mbi 300 kërkesave të tjera për fëmijët e posalindur.
Postimi:
Të dashur prindër të fëmijëve të Komunës së Vushtrrisë, që keni aplikuar për subvencionimin e fëmijëve të lindur në vitin 2020 në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, njoftoheni se Drejtoria ka proceduar me pagesat në vlerë prej 120 Euro për 405 kërkesat e para që keni aplikuara në Drejtori bazuar në vendimin e Kuvendit Komunal.
Po ashtu stafi i drejtorisë me një përkushtim të shkëlqyer është duke punuar intenzivisht për procedimin edhe të mbi 300 kërkesave të tjera për fëmijët e posalindur.
Luteni të shikoni në llogaritë bankare të cilat i keni dorëzuar në kërkesa për mjetet dhe për çdo problem eventual të paraqiteni tek zyrtaret e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale të Komunës së Vushtrrisë!
#Për_fëmijët_që_duam!