Një numër rekord i votuesve latinë kanë dalë në votime në këto zgjedhje, me shifrat e hershme që sygjerojnë se 8,6 milionë tashmë kanë votuar.
Demokratët dhe progresivët anë e mbanë ShBA-ve – veçanërisht në shtetet ku rezultati pritet të jetë i ngushtë – kanë qenë tepër të zënë në nxitjen e latinëve të rinj që të votojnë.
Në Arizonë, aktivistët kanë qenë të angazhuar në një projekt dekadësh për të regjistruar dhe për t’i nxjerrë votuesit latinë në votime në bastionet konservatore për demokratët.
Në Aritënë dhe të tjera shtete ku rezultati është i ngushtë tradicionalisht si Teksasi, Florida, Pensilvania, Nevada dhe Karolina e Veriut, 33 për qind e votuesve latinë që morën pjesë në zgjedhje kësaj here, nuk kishin marrë në zgjedhjet e vitit 2016, sipas Voto Latino.
Grupi i ka regjistruar më shumë se 601 mijë votues për këtë cikël zgjedhor, me rreth ¾ e të cilëve janë prej moshës 18 e deri në 39 vjeç.