Kur kanë mbetur gjashtë ndeshje deri në përfundim të këtij edicioni në Superligën e Kosovës, Prishtina e ka marrë një lajm të madh.
Skuadra kryeqytetase është detyruar të paraqitet pa sulmuesin nigerian, Otto John në të shumtën e këtij edicioni, shkruan FrontOnline.
Kjo për shkak të problemeve burokratike.
Megjithatë, tash John pritet t’i bashkohet skuadrës nga Prishtina.
Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri Zekirija Ramadani në “Dueli Sportiv”.
Trajneri shkupjan tha se John është momentalisht në Turqi dhe se sot do të jetë në Prishtinë./FrontOnline/