Pas gati një orësh është hapur faqja e Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ku qytetarët do të mund të aplikojnë për tërheqjen e 10%, raporton portali Front Online.
Kjo faqe ishte paralajmëruar se do të jetë aktive për aplikim sot prej orës 15:00, mirëpo, siç u bë e ditur nga zyrtarët e Trustit, për shkak të sulmeve kibernetive nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Faqja e Trustit (trusti10.org) është hapur për aplikim pas gati 50 minutash.
/Front Online/